Papa Françesku, i cili festoi sot ditëlindjen e tij të 84, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve për të siguruar që njerëzit më të varfër në botë të kenë akses në vaksinën Covid-19.
“Unë përsëris thirrjen time për politikanët dhe sektorin privat që të marrin masat e duhura për të siguruar aksesin në vaksinën Covid-19 për të ndihmuar pacientët dhe të gjithë ata njerëz të varfër” tha ai.
Gjatë fjalës, Papa shprehu keqardhjen e tij për “format e ndryshme të nacionalizmit, racizmit, ksenofobisë” por gjithashtu “për luftërat dhe konfliktet që mbjellin vdekjen dhe shkatërrimin“./ db/Abcnews.al