Panuçi me dy skema për Norvegjinë

schedule16:11 - 21 Mars, 2018

schedule 16:11 - 21 Mars, 2018

Kombëtarja shqiptare pritet të luajë me theks sulmues ndaj Norvegjisë. Trajneri Panuçi besohet se do të provojë edhe lojtarët debutues, siç janë Kristal Abazaj dhe Enis Gavazaj.

Miqësorja do të jetë së pari një provë.

Trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi, po punon për skemat dhe për lojtarët e rinj që mund të aktivizojë në ndeshjen e së dielës ndaj Norvegjisë.

Italiani ka përdorur dy module taktike gjatë stërvitjes, njërën me rreshtimin 4-3-3 dhe tjetrin me 3-4-3, që të dy me theks të dukshëm sulmues.

Mendohet se Panuçi do të shohë futbollistët debutues si Bujar Lika, Prenga, Abazaj e Gavazaj, por edhe Qakën apo Alijin.

Dy prej debutuesve janë pikërisht Abazaj e Gavazaj, që tregojnë përshtypjet e tyre të para.

Pavarësisht se debutues, dëshira është për të luajtur, apo jo?

Abazaj e Gavazaj luajnë në të njëjtin pozicion, pra janë edhe shokë, por edhe konkurrentë.

Sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të jenë të dy tek Skënderbeu, nëse Gavazaj nuk lëviz për jashtë vendit.

Dy debutuesit dhe lojtarët e tjerë të rinj e kanë bërë më të vështirë detyrën e Panuçit këtë herë, pasi ndryshimet në ekip janë më të mëdha, por po ashtu ka në dispozicion më shumë kohë.

Me shokët tashmë janë bashkuar Hysaj e Gjimshiti, ndërsa portieri Etrit Berisha nuk ka bërë seancë të zakonshme për shkak të dëmtimit. /abcnews.al