Trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi, ishte pjesërisht i kënaqur pas suksesit ndaj Skocisë. Italiani lavdëroi ekipin, por paralajmëroi se me gabimet mund të na kushtojnë shtrenjtë në të ardhmen.
Nuk e ndjeu veten si të mbijetuar pas kësaj ndeshjeje, edhe pse ishte tepër i lumtur që fitoi. Kristian Panuçi e dinte mirë se as një humbje me Izraelin në “Elbasan Arena” s’do të mjaftonte për ta larguar nga kombëtarja, dhe kjo pasi punëdhënësi i tij, Armand Duka, nuk është i tillë.
E tha në bisedë jashtë intervistës për ABC News-in, ish-trajneri kuqezi, Xhani De Biazi, duke vlerësuar ekuilibrin e presidentit të Federatës.
“Ai nuk i pret gjërat shkurt me një të rënë të sopatës”, ishin fjalët e tij.
Gjithsesi, suksesi vlejti më shumë për Shqipërinë sesa për fatin e trajnerit, duke lënë pas 3 disfatat në miqësore, e duke kthyer besimin.
Gjithsesi, italiani ka një paralajmërim.
“Pjesa jonë e parë nuk ishte ajo e duhura. I bëmë dhurata kundërshtarit 3-4 me gabime teknike. Edhe ne patëm mjaft raste për gol. Mund të bënin gol ata, mund ta mbyllnim ndeshjen ne. Është e vërtetë se duhet të kemi aftësinë dhe cinizmin për t’i mbyllur ndeshjet, siç mund të bënin Hysaj apo Xhaka. Po ashtu, duhet të gjejmë një qendrueshmëri në mbrojtje, sepse nuk e bëjmë, nuk mund të fitojmë shumë ndeshje”.
Një nga lojtarët më të spikatur në fushë ishte mbrojtësi i majtë, Binaku.
“Jam i kënaqur për Binakun, që bëri një ndeshje të madhe edhe pse nuk ishte e lehtë. Një ndeshje shumë e madhe, siç ndodhi edhe me disa lojtarë të tjerë. Më vjen mirë që isha unë që e propozova dhe e mora tek Shqipëria, pasi mendoj se do të jetë një ndihmë e madhe për ne, për vitet e ardhshme”.
Të hënën vjen sfida ndaj Skocisë, dhe një gazetar skocez i kujton se britanikët humbën thellë me Belgjikën.
“Është ndeshje miqësore, nuk është zyrtare. Më e rëndësishme është ajo që do të luajnë të hënën.
Mund të flas në italisht? Nuk do ta kemi të lehtë pasi stadiumi “Hampden Park” është i vështirë, një ambient i veçantë. Do të vuajmnë shumë, aq më tepër që Skocia në fushën e vet është një skuadër e frikshme. I kam ndjekur dhe e di se çfarë karakteri të fortë kanë”./abcnews.al