Pantallonat prej lëkure: Modelet që duhet t’i bëni pjesë të garderobës tuaj

schedule14:35 - 9 Nëntor, 2020

schedule 14:35 - 9 Nëntor, 2020

Mund të duken si një veshje “agresive”, e përshtatshme vetëm për njerëzit e guximshëm dhe rock’n roll. Por pantallonat prej lëkure janë kthyer në trendin e këtij sezoni dhe përshtaten në mënyrë të përkryer me çdo lloj veshjeje, duke krijuar një pamje klasike dhe elegante, si dhe njëkohësisht moderne dhe sensuale.

Markat, si me kosto të ulët ashtu dhe ata më të shtrenjta për sezonin Vjeshtë-Dimër 2020/21 ofrojnë prerje dhe materiale të ndryshme si dhe përshtaten në mënyrë të përsosur me një pullovër maksi të çdo lloj ngjyre dhe materiali.

pantaloni in pelle AI 2020

Gjatë ditës, vishini ato me një triko ngjyrë krem ​​dhe çizme luftarake prej lëkure të zeza. Në mbrëmje, zgjidhni një këmishë me printime dhe një palë çizme me takë të mesme për të siguruar një efekt wow. Gjithashtu një “twin set” mund ta përshtatni për raste të veçanta të kombinuar me aksesorë të lehtë.

pantaloni in pelle AI 2020

Përpos të zezës, bezhës dhe kafes një ngjyrë tjetër “in” është dhe e kuqja. Dhe një palë pantallona lëkure ngjyrë të kuqe japin karakter dhe vendosshmëri. Për këtë vjeshtë dhe dimër, protagonisti kryesor në çdo veshje tuajën duhet të jenë absolutisht pantallonat prej lëkure. /abcnews.al

pantaloni in pelle AI 2020

pantaloni in pelle AI 2020

 

pantaloni in pelle AI 2020

pantaloni in pelle AI 2020

pantaloni in pelle AI 2020

pantaloni in pelle AI 2020

pantaloni in pelle AI 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!