Pantallonat e gjera janë trendi më i pëlqyer i kësaj pranvere

schedule09:53 - 16 Prill, 2022

schedule 09:53 - 16 Prill, 2022

Nëse dëshironi të investoni në gardërobën tuaj, atëherë është mirë të blini artikuj që nuk dalin nga moda duke u përshtatur me stilin tuaj personal. Një të tillë janë pantallonat me këmbë të gjera.

Të vendosura në bel dhe të gjera në fund, ky stil i veçantë pantallonash është pëlqyer nga qindra të famshëm, duke përfshirë Hailey Bieber, Amal Clooney, Rosie Huntington Whiteley dhe Kate Middleton.

Zgjidhni pantallona me këmbë të gjera që përputhen me nuancat që dominojnë në gardërobën tuaj ose një në një ngjyrë neutrale që kombinohet pothuajse me gjithçka. Nëse jeni nga më të guximshmit, mund të zgjidhni një në ngjyrë fluo, si jeshile e ndezur, e cila do t’ju ndihmojë të krijoni kombinime të bllokimit të ngjyrave./abcnews.al

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!