“Panorama” është padyshim një ndër hitet e kësaj vere. Kënga që bëri për të dytën herë bashkë Xhensila Myrtezajn dhe Ardian Bujupin, duket se po ndjek suksesin e projektit që ata publikuan dy vite më parë dhe që numëron më shumë se 100 milion klikime.
Projekti i publikuar më shumë se një muaj më parë, po i afrohet shifrës së 25 milion klikimeve . Sipas Billboard Albania, “Panorama” është renditur për të pestën javë si kënga më e dëgjuar, duke lënë pas projekte muzikore të tjera të suksesshme të kësaj vere.
Në vendin e dytë si kënga më e dëgjuar e javës renditet bashkëpunimi i Stresit me Finem, ndërsa në të tretin Kida dhe Mozzik, kënga e të cilëve u kthye po ashtu në një hit të padiskutueshëm. /abcnews.al/