Pano Soko në Bardh a Zi: Kush rrezikohet më shumë nga pastrimi i parave

schedule21:14 - 25 Qershor, 2021

schedule 21:14 - 25 Qershor, 2021

Këtë të premte në emisionin Bardh a Zi, ekonomisti Pano Soko u shpreh se ndërtimi është një nga sektorët më të rrezikshëm për pastrimin e parave.

Ai theksoi se që nga viti 2015, në vend ka pasur një rritje eksponenciale të ndërtimeve dhe sipas tij kjo ka ndodhur në një kohë kur ekonomia nuk ka pasur zhvillim dhe popullsia ka qenë në tkurrje, por këto faktorë nuk kanë penguar rritjen e çmimit të apartamenteve.

Sipas Pano Sokos, pasojat nga e gjithë kjo situatë e pastrimit të parave do të rëndojnë mbi bankat.

“Sektori më i rrezikshëm për pastrimin e parave është ndërtimi dhe pasojat e pastrimit të parave më shumë rëndojnë mbi bankat. Deri më sot remitancat për ta kuptuar se si llogariten janë të gjitha transferta që kalohen nëpër llogari të identifikuara nga Banka e Shqipërisë. Por si i llogarit banka? Në llogaritë e identifikuara nga institucionet bankare dhe financiare jo bankare Banka e Shqipërisë bën një shumatore të përgjithshme.

Që do të thotë se këto janë para të ardhura nga destinacione të ditura. Pra nuk duhen ngatërruar remitancat me paratë e pista. Ne kemi pasur që nga viti 2015 një rritje eksponenciale të ndërtimeve. Pavarësisht se këtu ekonomia nuk ka ecur , popullsia sa vjen e tkurret, atëherë përse rritet çmimi i apartamenteve? Sepse këta që pastrojnë paratë, nuk i blejnë apartamentet.

Këto apartamente i blejnë njerëz që ndryshe quhen për “parkim parash”. Blejnë nga 3-4 shtëpi dhe quhen “parkingje parash”, pra parkojnë paranë. Nga kjo që po ndodh do të goditen bankat”, tha Soko./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!