Pano Soko: Ekonomia shqiptare në 2020 ishte më e goditura

schedule19:36 - 5 Janar, 2021

schedule 19:36 - 5 Janar, 2021

Ekonomisti Pano Soko, në Radari Informativ në ABC foli për ekonominë në vend në këtë situatë pandemie.

Referuar raportit më të fundit të BB ku se rezultoi se të gjitha sipërmarrjet pësuan një rënie të shitjeve me 52 %, ai theksoi se shumë biznese u goditën dhe masat e ndërmarra nga qeveria nuk dhanë efekte pozitive.

Lexo edhe: BB: Pandemia “rrënoi” bizneset shqiptare, qeveria duhet të vazhdojë të mbështesë sektorin privat

Gjatë intervistës me gazetaren Jonida Shehu, ai theksoi se ekonomia shqiptare në 2020 ishte një ndër më të goditurat.

“Shumë pak biznese kanë marrë garanci sovrane dhe gjysmën e fondeve e kanë marrë ato biznese të afërta me qeverinë”, u shpreh Soko.

Gjithashtu ai theksoi se në Shqipëri paratë që merren borxh nuk shkojnë në ndihmë të ekonomisë, për shkak të keqpërdorimit.

“Shqipëria ka vetëm problemin me efikasitetin e përdorimit të parasë. Lekët që merren borxh shkojnë për gjëra që çmimin  e kanë shumë herë më të lartë. Të gjitha lekët që merren borxh për ekonominë duhet të shkojnë për ekonominë dhe jo nëpër xhepa”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!