Paniku nga koronavirusi, një tjetër zyrtar i lartë në karantinë pas vizitës në Kinë

schedule09:36 - 28 Shkurt, 2020

schedule 09:36 - 28 Shkurt, 2020

Presidenti Mongol Khaltmaagiin Battulga është vendosur në një karantinë për 14 ditë pas një vizite një-ditore në Kinë.

Mediat e huaja shkruajnë se Battulga së bashku me disa zyrtarë të tjerë të qeverisë, përfshirë ministrin e punëve të jashtme, vizituan Kinën për të takuar Presidentin Xi Jinping dhe Kryeministrin Li Keqiang.

Delegacioni,  përfshirë Presidentin, si masë peraprake morën vendim të  izoloheshin në një karantinë dy-javore.

Montsame gjithashtu raportoi se Battulga u takua me Xi gjatë vizitës së tij në të cilën të dy diskutuan përpjekjet e përbashkëta për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë në Mongoli janë marë një sërë masash edhe pse deri më tani Mongolia nuk ka raportuar asnjë rast të koronavirusit. Bëhet me dije se shkollat do të mbyllen deri në fund të marsit dhe dërgimi i qymyrit në Kinë është pezulluar deri më 2 mars.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!