FIFA do të vendosë në ditën në vijim nëse do të shtyjë ndeshjet e ardhshme në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2022 dhe kualifikimet për Kupën e Azisë 2023, për shkak të emergjencës së krijuar nga Coronavirusi.
Tema është diskutuar në një mbledhje mes drejtuesve të FIFA dhe atyre të Shoqatës Aziatike të Futbollit (AFC). Të dyja palët kanë rënë dakord se shëndeti i të gjithë personave të përfshirë në ndeshjet e futbollit është prioritet.
“FIFA dhe AFC dhe do të sjellin informacione të reja në lidhje me këto ndeshje në ditët në vazhdim, pasi konsultimit me federatat anëtare në AFC. FIFA do të vazhdojë të monitorojë situatën në lidhje me COVID-19 në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit, konfederatat e tjera dhe shoqatat anëtare.
Informacionin në lidhje me ndeshjet e tjera ndërkombëtare mund të siguroni nga konfederatat përkatëse dhe shoqatat anëtare”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e FIFA-s në faqen zyrtare të saj. / abcnews.al