Paniku i tërmeteve ka vijuar edhe gjatë natës që lamë pas, teksa janë regjistruar të paktën dy lëkundje të forta me magnitudë 4.4 dhe 4.5 të shkallës Rihter. Deri më tani, nga operacionet e kërkim-shpëtimit janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 45 persona, ndërsa janë plagosur mbi 650 të tjerë, si dhe janë shkatërruar plotësisht shumë ndërtesa në Durrës e Thumanë, që kanë qenë dhe dy zonat më të prekura.
Në një lidhje me “ABC e mëngjesit” gazetari, Andi Qosja raporton se disa nga banorët të cilët ishin banues në pallatin 5 katësh në Thumanë janë rikthyer në shtëpitë e tyrë për të marrë sendet me vlerë.
Njëri nga banorët ka thënë për kamerat e abcnews se është kthyer për të marrë dokumentacionet më të rëndësishme.
Ato pak gjëra që mund të kishin shpëtuar pas tërmetit tragjit si sende me vlerë kërkonin ti merrnin duke sjellë edhe reagimin e policisë dhe forcave të amatosura. Menjëherë janë shpërndarë në të gjithë permetrin për të ndaluar njerëzit të futen në këto rrënoja për shkak se i tremben një tjetër shembjeje.
Fakteqësisht në një situatë të rëndë si kjo raportohet se janë shfaqur persona të cilat nuk janë të zonës që kontrollonin në këto banesa, për të vjedhur sendet me vlerë.
“Gjithashtu bëhet e ditur se ka ndaluar operacioni kërkimit dhe po pengohen banorët sepse i tremben lekundjeve të tjera të tokës, nëse do të të ketë prani të banorëve afër rrënojave. Është vendosur një perimetër sigurie. Si masë paraprake edhe në kampin e fushës së sportit të Thumanës nuk lejohet asnjë person i jashtem madje edhe i mediave i është ndaluar hyrja. Mbi 1400 persona gjenden të strehuar aty dhe ushtria ka marrë në mbrojtje kampin. Ende nuk ka njoftime për persona të gjendur nën rrënoja, ekipet e specializuara janë duke bër bilancet e pasojave që shkaktoi tërmeti”, raporton Qosja.