“Paniku i panevojshëm”, Lorenc Hashorva: Shqipëria ka të gjithë kapacitetet e duhura për mbrojten e përhapjes së koronavirusit

schedule22:48 - 25 Shkurt, 2020

schedule 22:48 - 25 Shkurt, 2020

Në kuadër të masave të shtuara në pikat kufitare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në aeroportin e rinasit janë shtuar masat e kontrollit veçanërisht ndaj personave që vijnë nga Italia. Shefi i Njësisë Kufitare në ISHSH në Rinas, Lorenc Hashorva, këtë të martë nga Provokacija është shprehur se Shqipëria i ka të gjithë protokollet e nevojshme për të mbrojtur përhapjen e koronavirusit.

Hashorva përballë gazetarit Mustafa Nano është shprehur se në aeroportin e Rinasit ka një shërbim mjeksor që lidhet me të gjithë kontrollin sidomos me sëmundjet infektive dhe është një shërbim që ofrohet gjithmonë në Rinas.

Sipas tij është një protokoll që zbatohet në mënyrë të poërditshme dhe kjo është një situatë ezakonshme dhe normale pasi ne kemi kaluar dhe epidemi të ndryshme të tjera. Gjithashtu ai është shprehur se shfaqja e koronavirusit në Itali na ka ndryshuar dhe protokollin e kontrollit, në ndryshim me atë që ndiqnim më parë me udhëtarët që kishin pasur kontakt me vendet ku infeksioni ishte i përhapur.

“Çdo person që vjen kalon tek kontrolli ne rastin e shpalljes së emergjencës nga OBSH para dy javësh ishte një protokoll tjetër pasi zbatohej vetëm te personat që vijin nga Kina ndërsa me personat që vijnë nga Italia është një tjetër procedurë tjetër. Por në momentin që është evidentuar një problem e tillë është marrë një masë e shtuar për çdo pasagjer që vjen nga çdo zonë e Italisë. Pasagjerëve ju matet temperatuara me termomentra lazer”, tha doktor Lorenc Hashorva.

Gjithashtu doktori ka theksuar se deri më tani nuk ka asnjë rast të evidentuar të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Sipas tij nga Organizata Botërore e Shëndetsisë nuk ka asnjë lajm për ndalim të lëvizjeve, pasi nuk ka asnjë rrezik dhe nëse do të udhëtojnë, nuk duhet që të stepemi nga masat e marra pasi çdo gjë bëhet për të qetsuar qytetarët në çdo vend.

Pjesë nga biseda në studio:

Çfarë ndryshimi ka protokolli i udhëtarëve nga kina me atë nga Italia?

Me rastin e udhëtarëve nga Kina kishim një skedë ku i kushtonim histori skedës së udhëtimit që ai kishte bërë, nga vinte ku ishte dhe shqetësimet që ato kishin dhe pasi konfirmohej çdo gjë në lidhje me këtë skedë ato liheshin të lirë.

Keni të njëjtin sfat apo është shtuar?

Jo tashmë që nga dita e premte me urdhër të ministres së Shendetsisë është dyfishuar stafi në të gjithë pikat kufitare dhe në aeroportin e Rinasit.

Nëse do të shfaqet i sëmuri i parë me koronavirus në rinas do të ndryshojë situata?

Në Rinas është e njëjta gjë është e njëjta procedurë, nëse do të shfaqet do të dalin testet laboratorike. Ne do të japim alertin të parët në bazë të shenjave, do të njoftojmë 127 dhe në aeroportin e Rinasit ka një dhomë provizore karantinimi. Ne po intervistojmë dhe masim temperaturën të gjithëve për të paraprirë çdo pasagjeri.

Ne deri më tani nuk kemi identifikuar asnjë rast dhe pse nuk mund të flas me siguri?

Nuk mund të themi se kemi një rast të prekur për sa raste që çdo gjë akoma nuk ka identifikim në bazë të verifikimit të analizave.

Jeni të mbrojtur ju vetë në punë, keni kostume?

Patjetër ne jemi filtri i parë ne kemi veshjen, në radhë të parë. Maskat janë nga më të fundit të cilët na kanë siguruar maska cilësore.

Për herë të parë dje kam takuar njerëz që po planifikonin të iknin nëpër rrethina. A janë këto ide frut paniku të tepërt apo reagim normal?

Është një frut paniku i tepërt, pasi rasti që ka ndodhur në Itali ka qenë një rast izolimi në Itali. Nuk është zgjidhja ikja në rrethina.

Ju në këtë rast po bëni atë që kanë bërë inxhinierët në kohën e termetit, po përpiqeni që të ulni panikun te qytetarët?

Ne nuk po e bëjmë thjesht se duhet bërë por dhe nga ana profesionale dhe shkencore,vdekshmëria nga koronavirusi është 2 %. Në Kinë kemi një stabilizim të kurbës dhe duhet se po i bëjnë ballë më së miri. Siç është theksuar kjo është një sëmundje që prek njerëzit me probleme shëndetsore të mëparshme, probleme me mushkrit, zemrën etj dhe mbivendosja e gripit shkakton dhe vdekshmërinë.

A mendoni se Shqipëri i ka kapacitetet e duhura për ta përballuar një situatë të tillë?

Ne po zbatojmë të gjithë protokollet e Organizatës së Shëndetsisë. Ju garantoj se të gjithë protokollet anë sipas standarteve, ne jemi testuar dhe këto ditë ky është një tjetër testimi për ne. Por kjo me Italinë është një tjetë sprovë për ne, për të matur dhe kapacitete tona profesionale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!