Nga Marc Siegel, The Hill
Frika është emocioni më i thellë dhe më i fortë në trurin e njeriut; ajo tejkalon arsyen dhe na bën të hiperbolizojmë rrezikun. Frika duket se përshkon reagimin e popullit ndaj variantit Delta, një patogjen shumë ngjitës që duhet të merret shumë seriozisht, por nuk duhet të përdoret nga politikanët dhe media për të na manipuluar.
Fatkeqësisht, histeria COVID-19 e nxitur nga mediat po përhapet përsëri. Por nëse jeni plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 dhe keni zhvilluar një përgjigje imune, nuk duhet të frikësoheni.
Dozat përforcuese janë të dobishme, veçanërisht për personat më të rrezikuar, por nuk janë ende të nevojshme për shumicën e njerëzve. Sipas studimeve, nëse jeni shëruar nga COVID-19, ka të ngjarë të keni zhvilluar një imunitet të fortë natyror që zgjat të paktën disa muaj, edhe pse ju mund të forconi imunitetin tuaj edhe më shumë me një dozë të një vaksine kundër Covid, raporton abcnews.al
Merrni parasysh mënyrën se si disa nga mediat shtrembërojnë të vërtetën për të na tronditur. Në një media shkruhet se mbi 70 përqind e atyre që u infektuan me COVID-19 gjatë një shpërthimi në Provincetown, Mass ishin të vaksinuar plotësisht, duke nënkuptuar që vaksina mund të mos funksionojë.
Por mbi 95 përqind e njerëzve në Provincetown ishin plotësisht të vaksinuar në atë kohë, kështu që, sigurisht shumica e njerëzve që u infektuan kishin marrë të paktën një dozë. Gjithashtu, turma në Provincetown atë fundjavë ishte aq e madhe (mbi 60,000) sa në fakt u infektuan vetëm një numër i vogël ( më pak se 500 , sipas raportit origjinal të CDC, dhe vetëm shtatë u shtruan në spital).
Politikanët flasin për numrin në rritje të rasteve. Dhe po, numri i shtrimeve në spital ka shkuar në mbi 50,000, gjë që është shqetësuese. Por shumica kanë zhvilluar simptoma të lehta veçanërisht në mesin e të vaksinuarve; shumica e personave më të rrezikuar, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë janë plotësisht të vaksinuar dhe të mbrojtur.
Sipas drejtorit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Rochelle Walensky tha se rastet asimptomatike nuk po gjurmohen në mënyrë rutinore. Maskat po politizohen gjithashtu. Ato janë padyshim të vlefshme, veçanërisht kur virusi është mes nesh por vetëm maskat N95 dhe disa maska KN95 mund të na mbrojnë nga virusi veçanërisht nga varianti Delta, raporton abcnews.al
Ekzistojnë një sërë dëshmish në rritje që edhe personat e vaksinuar mund të përhapin virusin, kështu që është e nevojshme të përdorim maskat edhe pse jemi të vaksinuar. Fëmijët janë grupmosha që kanë nevojë për një kujdes të veçantë sepse rreth 20 përqind e numrit të përgjithshëm të rasteve dhe mbi 10 përqind vuajnë nga “Covid i zgjatur” , të cilat janë simptoma neurologjike, fizike dhe psikologjike pas-COVID.
Nëse ata janë ende shumë të vegjël për t’u vaksinuar , atëherë të gjithë personat rreth tyre duhet të vaksinohen. Gjithashtu është e rëndësishme që maskat KN95 të bëhen të detyrueshme në shkolla.
Ka pasur krahasime të shumta midis transmetueshmërisë së variantit delta dhe lisë së dhenve bazuar në një dokument të CDC që tregon ngarkesën virale për 18 ditë dhe një sasi të lartë të virusit të bartur nga njerëzit e infektuar në fillim të sëmundjes.
Por R0 (numri i riprodhimit, që tregon se sa ngjitëse është një sëmundje) për variantin delta është rreth 6 deri në 8 – dy herë më ngjitës se virusi origjinal. Kjo është shumë e lartë, por jo aq e lartë sa sëmundja e lisë së dhenve. Për varicella-zoster (lia e dhenve) R0 është 10 deri në 12.
Deri në 90 përqind e atyre që nuk janë imunë do të infektohen nga lija e dhenve. Mund të duhen deri në dy javë pas ekspozimit që dikush të sëmuret me linë e dhenve, shumë më gjatë sesa për COVID-19.
COVID-19 është një sëmundje shumë shqetësuese. Por kur bëhet fjalë për transmetueshmërinë, nuk është e njëjtë me linë e dhenve, dhe të thuash diçka të tillë vetëm sa përhap më shumë frikë dhe panik rreth variantit Delta.
Hiperbolizimi i situatës nuk na ndihmon, pasi nxit flakët emocionale dhe politike që na përçajnë.
/abcnews.al