Pasagjerët e një avioni të kompanisë “Spirit Airlines” kanë kaluar momente paniku, pasi ai shpërtheu në flakë kur u ul në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Atlantës në Georgia.
Sipas mediave ndërkombëtare, zjarri në avionin e nisur nga Florida erdhi për shkak të nxehjes së frenave, gjatë uljes në pistë.
Why is the plane on fire @SpiritAirlines? Help!? pic.twitter.com/5vQFn178Ir
— . (@imgoinscottie) July 10, 2022
Ekipet e evakuimit shkuan menjëherë në pistë dhe fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk mbeti i lënduar.
/abcnews.al