Një tjetër futbollist ka rënë pre e hajdutëve.
Vila e lojtarit të Milanit, Theo Hernandez, ka qenë objektivi i katër personave të maskuar dhe të armatosur, të cilët u ngjitën mbi gardhin e pronës së tij dhe grabitën shtëpinë, duke i marrë disa sende me vlerë dhe një shumë të majme parash.
Lojtari francez nuk kishte shumë që ishte larguar nga shtëpia, ku grabitësit gjendën brenda pronës vetëm bshkëshorten e tij dhe djalin e vogël gjashtë muajsh, por thuhet se ishin edhe disa punonjës të shtëpisë.
Sipas informacioneve fillestare, grabitësit morën gruan e tij dhe e tërhoqën me forcë duke e detyruar të hapte kasafortën.
Hetimet i janë besuar karabinierëve, të kordinuara nga Prokurori Publik i Busto Arsizio, të cilët kanë mbledhur dëshminë e partneres së tij dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë. Thuhet se plani i grabitësve ka qenë i organizuar mirë, të cilët kanë pritur që Theo të dilte nga shtëpia dhe të gjendeshin brenda vetëm partnerja e tij dhe foshnja./ h.ll/abcnews.al