Panik për presidentin e Sampdorias, tifozët e rrethojnë në restorant!

schedule13:44 - 19 Shtator, 2019

schedule 13:44 - 19 Shtator, 2019

Massimo Ferrero është një nga personazhet më të veçantë të futbollit italian. Raporti i presidentit të Sampdorias, i njohur për stilin ndryshe, me tifozët është krisur. Ekipi dorian nuk ka arritur të sigurojë asnjë pikë në tre ndeshjet e para të Serie A dhe mbyll renditjen me tre humbje.

Një nisje e tillë ka nervozuar ultrasit e Sampdorias dhe rreth 50 prej tyre i janë afruar lokalit ku ndodhej kreu i klubit, i cili cilësohet si fajtori kryesor i gjendjes së keqe të ekipit. Ferrero po darkonte me trajnerin Eusebio Di Francesco dhe drejtorin sportiv Carlo Osti.

Sipas raportimeve të “Secolo XIX”, ultrasit e klubit xhenovez kanë nisur të ofendojnë Ferreron, ndërsa ky i fundit ka njoftuar policinë. Për fat të mirë nuk ka patur përplasje mes palëve dhe presidenti ia ka dalë të largohet nga restoranti, duke i shpëtuar në këtë mënyrë një konfrontimi të pakëndshëm. /abcnews.al