Panik në Suedi, përhapja e një virusi misterioz, “mbyll” qendrat e alpinistëve në majën më të lartë

schedule12:35 - 7 Gusht, 2023

schedule 12:35 - 7 Gusht, 2023

Një virus i shpërthyer së fundmi në majën më të lartë të Suedisë ka detyruar shumë nga alpinistët që të largohen për shkak të mbylljes së vendqëndrimit për tu dizifenktuar.

Mediat e huaja shkruajnë se mbyllja e përkohshme do të bëhet për shkak të përhapjes së enterovirusi, një lloj virusi që ka rë bëjë me problemet e stomakut dhe që u përhap me shpejtësi mes alpinistëve.

Autoritetet u kanë kërkuar vizitorëve të largohen nga stacioni malor STF Kebnekaise i Suedisë, ndërsa kampistët aty pranë janë evakuuar gjithashtu nga maja më e lartë e vendit për shkak të këtij virusi.

STF Kebnekaise, e vendosur në rrëzë të masivit Kebnekaise 2,096 metra të lartë, kishte karantinuar disa vizitorë që u infektuan nga enterovirusi ditët e fundit, por vendosi të marrë masa më drastike pasi u gjet edhe tek alpinistët që po kamponin në zonë.

Të gjithë, përveç dy prej vizitorëve, të cilët ishin shumë të sëmurë për të udhëtuar të dielën dhe kështu qëndruan gjatë natës, u larguan nga stacioni sot (7/8), i cili ka 220 shtretër, një restorant dhe një dyqan. Natyra e saktë e sëmundjes ende nuk është përcaktuar.

Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit, shoqata suedeze e turizmit këshilloi alpinistët që të ndiqnin udhëzimet, të tilla si ecja 100 metra larg shtegut , shtëpive, kabinave dhe rrjedhave ujore për të…lehtësuar veten, përpara se të hapin një gropë dhe ta mbulojnë atë.

Stacioni malor STF Kebnekaise, ku mysafirët rregullojnë shtretërit e tyre dhe pastrojnë dhomat e tyre, ishte plot çdo natë këtë sezon përpara se të lindte problemi. Persson tha se një virus i stomakut nuk është i pazakontë në këtë kohë të vitit, zakonisht midis njerëzve që nuk ishin mësuar me mjedisin. “Por ne kemi vërejtur se ka pasur më shumë raste se normale në mesin e javës së kaluar”, tha ai./abcnews.al