Deputeti britanik Alok Sharma i është nënshtruar testit të koronavirusit dhe aktualisht gjendet në vetëizolim, pasi nuk ishte ndjerë mirë gjatë fjalimit në Parlamentin britanik.
Sekretari i Irlandës Veriore Brandon Lewis tha për BBC se rezultatet e z. Sharma nuk kanë dalë ende.
Është e rëndësishme të theksohet që nuk dihet me siguri nëse deputeti ka koronavirus. Sidoqoftë, ky rast i mundshëm po shkakton zemërim dhe frikë në Westminster. Figurat kyçe të opozitës thanë se kjo tregon se qeveria kishte gabuar që hoqi një model hibrid, që lejonte deputetët të punonin dhe votonin nga distanca.
Ekzistojnë shqetësime që disa deputetë nuk respektuan rregullat e distancimit shoqëror në radhët e gjata të votimit.
Nëse z. Sharma do të dilte pozitiv, cilido me të cilin ai kishte qendruar më shumë se 15 minuta në një afërsi prej dy metrash do të duhej të izolohej për dy javë./abcnews.al