Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Panik në një shkollë në Serbi, arrestohet nxënësi pasi kërcënoi shokët dhe mësuesen me vrasje

schedule14:08 - 25 Maj, 2023

schedule 14:08 - 25 Maj, 2023

Një tjetër incident ka ndodhur në shkollat serbe, ku një nxënës 15 vjeçar ka kërcënuar se do të vriste shokët e klasës dhe mësuesen e tij.

Mediat vendase shkruajnë se 15 vjeçari ishte përleshur me shokët e tij dhe më pas kishte kërcënuar se do të vriste duke iu drejtuar shokëve të klasës.

Pas kësaj ngjarje, ai është larguar nga shkolla dhe kanë ndërhyrë policia por edhe ndihma e shpejt të cilët e kanë dërguar 15 vjeçarin në spital.

Pas ekzaminimit, ai është dërguar në policinë e Surcinit, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike për të Mitur, ndaj tij është ngritur akuza e rrezikimit të sigurisë.Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkohë që ky incident vjen vetëm pak ditë pasi një adoleshent ka vrarë me armë 8 shokët e klasës dhe rojen e shkollës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!