Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një festival në New York. Një person u qëllua në kokë, një tjetër në shpatull dhe një tjetër në kyçin e dorës.
Sipas informacioneve, njëri prej të plagosurve është i plagosur rëndë dhe në rrezik për jetën.
Festivali i 57-të i kulturës dhe trashëgimisë së Karaibeve tërhoqi rreth 1 milion njerëz në Crown Heights të hënën pasdite.
/abcnews.al