Një pilot që po një drejtonte një avion të vogël ka kërcënuar se do të përplasej qëllimisht me një dyqan të Walmart në Misisipi, tha policia lokale të shtunën, sipas Reuters.
Departamenti i policisë në Tupelo, Mississippi tha se ata ishin njoftuar për situatën. Ata kishin biseduar me pilotin, dhe thanë se situata ishte në kontroll.
Video sent by @AlyssaWTVA of the plane that’s threatening to crash in Tupelo. https://t.co/hfbBIAjpD6 pic.twitter.com/5uEwagzsJI
— WTVA 9 News (@wtva9news) September 3, 2022
“Me lëvizshmërinë e avionit në atë zonë, rreziku është shumë i madh”, tha policia në një deklaratë në Facebook. Ata shtuan se personat në Walmart dhe një pikë karburanti ishin evakuuar.
Currently we have a 29yr old who stole this plane & is threatening to crash it into something. Polices ,ambulances ,& fire trucks are everywhere. Everything is shutdown rn pic.twitter.com/AzebdIa3tP
— City King (@CityKing_Gank_) September 3, 2022
Videot e mediave sociale, të cilat Reuters nuk mundi t’i verifikonte menjëherë, dukej se tregonin një avion të vogël që fluturonte në një lartësi të ulët.
Daily Journal tha se piloti punonte në aeroportin rajonal Tupelo dhe avioni aktualisht po fluturonte pranë një fabrike të Toyota.
/abcnews.al