Ka shkuar në 463 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, ndërkohë që vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 97 viktima më shumë se një ditë më parë.
Përmes një konference për mediat Komisioneri Angelo Borrelli për Mbrojtjen Civile ka bërë me dije se numri i personave të infektuar ka shkuar në 7985 të infektuar dhe në 724 të kuruar.
Zona që mbetet më e prekura nga koronavirusi vijon që të jetë zona e Lombardisë e cila deri më tani ka regjistruar 5469 të infektuar, rreth 1280 të i me shumë gjatë 24 orëve të fundit si dhe 333 viktima.
Bazilikata është rajoni më pak i prekur nga koronavirus e deri më sot shënon vetëm 5 persona të infektuar./abcnews.al