Italia është në alarm për përhapjen e koronavirusit, ka shkuar në 16 numri i të infektuarve në rajonin e Lombardi e Veneto. Mediat vendase raportojnë se për shkak të përhapjes së virusit janë mbyllur 11 shkolla në këto zona. Autoritetet italiane kanë vendosur mbylljen e shkollave në 10 komuna në Lombardi e në një komunë në Veneto.
Sipas mediave italiane një 77 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës ne spitalin e Venetos.
Pas 38 vjeçarit italian e bashkëshortes së tij shtatzënë të cillët rezultuan pozitiv nga koronavirus, 3 miq të ngushtë si dhe 11 persona të tjerë pas ekzaminimit mjekësor janë të infektuar nga ky virus. Dy prej tyre janë një çift i moshuar nga Vo Euganeo në Veneto e gjëndja shëndetësore e njërit prej tyre është mjaft kritike.
Gjithashtu u kanë kërkuar banorëve të komunave të evitojnë kontaktet sociale e kush shfaq shenja gripi të kontaktojë menjëherë me strukturat mjekësore.
Komunat ku janë mbyllur shkollat e institucionet publike janë Codogno në Lombardi. Me një urdhër lëshuar nga kryetari i bashkisë së kësaj komune deri ditën e dielë do të qëndrojnë të mbyllura shkollat, palestrat, e zyrat e administratës publike, diskoteka, salla lojërash etj./abcnews.al