Panik në avion, 7 lënduar nga turbulencat në një fluturim të Lufthansa

schedule10:38 - 2 Mars, 2023

schedule 10:38 - 2 Mars, 2023

Shtatë pasagjerë në një avion të Lufthansa që u nis nga Teksasi për në Gjermani u dërguan në spital pas turbulencave gjatë fluturimit, duke rezultuar në devijimin e tij drejt Uashingtonit.

Fluturimi 469, i cili kryente linjën Austin-Frankfurt, u ul i sigurt në aeroportin Dulles në orën 21:12, sipas një përfaqësuesi të autoritetit përkatës në Uashington.

Shtatë persona në bordin e avionit u dërguan në një spital të zonës, sipas të njëjtës deklaratë, pa specifikuar se çfarë lloj trajtimi morën apo sa të rënda ishin lëndimet e tyre.

Turbulenca ndodhi ndërsa avioni, një Airbus A33, po fluturonte në një lartësi prej 11 km mbi Tenesi.

Një nga pasagjerët, i cili foli për The Ëashington Post në kushte anonimiteti, tha se ndërsa stjuardesat po u shërbenin darkën pasagjerëve, avioni bëri një “rënie të lirë”, duke bërë që disa pasagjerë të përplaseshin nga “një cep në tjetrin”.

/abcnews.al