Panik në ajër/ Pasagjeri tenton të hapë derën e avionit

schedule08:18 - 5 Shtator, 2024

schedule 08:18 - 5 Shtator, 2024

Pasagjerët e fluturimit të EasyJet që u nis nga aeroporti Gatwick për në Kos të martën pasdite përjetuan momente ankthi dhe frike pasi një prej tyre tentoi të hapte derën e avionit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, janë regjistruar përpjekjet e ekuipazhit të fluturimit EZY8235 për të ndaluar pasagjerin.

Për shkak të incidentit, piloti bëri një ulje emergjente në aeroportin e Mynih, ku policia më pas arrestoi pasagjerin.

/abcnews.al