Panik në ajër/ 33-vjeçari godet stjuardesën, përpiqet të hapë derën e avionit

schedule09:24 - 7 Mars, 2023

schedule 09:24 - 7 Mars, 2023

Një pasagjer u përpoq të hapte derën e një avioni të United Airlines gjatë një fluturimi nga Los Angeles në Boston dhe goditi një stjuardesë në qafë me një lugë.

Burri nga Massachusetts u arrestua pasi dyshohet se u përpoq të godiste një stjuardesë në qafë me një lugë metalike tre herë gjatë fluturimit të hënën, sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA.

Francisco Severo Torres, 33 vjeç, përballet me një akuzë për sulme ndaj anëtarëve të ekuipazhit me një armë të rrezikshme. Torres u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Logan të Bostonit të hënën dhe do të qëndrojë në paraburgim në pritje të një seance të caktuar për të enjten.

Sipas një kallëzimi penal, Torres u tha forcave të rendit se ai u përpoq të hapte derën e urgjencës dhe kishte ndërmend të hidhej nga avioni. Torres gjithashtu u tha hetuesve se ai po përpiqej të mbrohej duke goditur  stjuardesen sepse mendonte se ata po përpiqeshin ta vrisnin.

Më në fund, stjuardesat, me ndihmën e disa pasagjerëve, arritën të vinin nën kontrollin e tyre Torres, i cili bërtiste se po merrte kontrollin e avionit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!