Pangolina, gjitari më i trafikuar në botë, shitet për qëllime mjekësore

schedule17:10 - 11 Janar, 2021

schedule 17:10 - 11 Janar, 2021

Pangolina është gjitari më i trafikuari në botë. Sipas studimeve të kryera, trupi i jashtëm i saj është mjaft i veçantë dhe kjo del të jetë arsyeja pse shumë persona kërkojnë t’ia shkulin për ta përdorur në mjekësinë kineze. Ata pretendojnë se trupi i saj ka veti shëruese.

Së fundmi, policia e Afrikës ka kapur disa persona që tentonin ta kontrabandonin pangolinën. Ata janë arrestuar ndërsa në bagazhin e makinës është gjetur një e tillë. Kafsha është dërguar për trajtim nga veterinerët.

Sipas  BBC, kafsha në fjalë ka qenë interes edhe për studiuesit gjatë pandemisë së koronavirusit. Viruse të ngjashëm janë gjetur në pangolinat e trafikuara, që dyshohet se mund të shkaktojnë transmetim të virusit tek njerëzit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!