Paneli i FDA-së miraton dozën e dytë të vaksinës Johnson & Johnson

schedule14:40 - 16 Tetor, 2021

schedule 14:40 - 16 Tetor, 2021

Paneli i këshilltarëve të Administratës së Ushqimit dhe Barnave votoi njëzëri dozën e dytë të vaksinës Johnson & Johnson. Kjo ka ardhur një ditë pasi miratoi dozat e treta të vaksinës COVID-19 të Modernës.

Paneli me 19 anëtarë FDA-së votoi për marrjen e një doze të dytë për rreth 15 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara që kanë marrë dozën e parë të vaksinës J&J. Ky vendim vjen pas polemikave se një dozë e vaksinës është më pak efektive sesa mendohej më parë.

Shkencëtarët kryesorë të kompanisë pranuan se kishte hapësirë ​​për të përmirësuar efektivitetin e vaksinës për të arritur efektivitetin e vaksinave të tjera. Vaksina Johnson & Johnson ka treguar se nuk është aq mbrojtëse sa vaksinat Pfizer ose Moderna thotë Dr. Arnold Monto, profesor i shëndetit publik dhe epidemiologjisë në Universitetin e Miçiganit.

Zyrtarët e J&J i thanë panelit këshillues se doza e dytë do të ndihmonte në rritjen e mbrojtjes imune të njerëzve duke filluar 2 deri në 6 muaj pas dozës së tyre të parë. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë qenë nën presion për të autorizuar dozat përforcuese pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi planet në Gusht për një një zgjerim të fushatës së vaksinimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!