Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Panë filma të Koresë së Jugut, Pheniani dënon me 12 vite punë të rëndë adoleshentët

schedule11:38 - 19 Janar, 2024

schedule 11:38 - 19 Janar, 2024

Koreja e Veriut ka dënuar me punë të rëndë për 12 vite, dy adoleshentë pasi panë filma të Koresë së Jugut. Adoleshentët janë nxenës të një shkolle të mesme.

Pamjet e gjykimit të tyre janë bërë menjëherë publike. Në video, nxënësit shihen që qëndrojnë përpara një jurie që bëjnë gjyqin e tyre publik teksa shokët e shoqet e tjerë, qindra prej tyre, ndjekin se çfarë ndodh.



Veç filmave, ata kanë dëgjuar edhe muzikën e atyre që veriu i quan regjim kukullash të jugut.

Po ashtu, televizioni shtetëror koreano-jugor sqaron se kritika ka pasur edhe për vajzat në Phenian që kanë filluar të vishen me stil të huaj, e për më tepër po lyejnë flokët, po vishen me rroba të shkurtra e të ngushta, influencuar nga propaganda e jugut apo edhe vendeve kapitaliste perëndimore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!