Pandemia e Covid-19 ka sjellë pasoja të mëdha edhe në industrinë e futbollit. Mbyllja e stadiumeve për shkak të masave kundër koronavirusit ka shkaktuar humbje për klubet, sidomos në 5 ligat kryesore.
Plot 2.3 miliardë dollarë vlerësohet të jetë dëmi që ata kanë pësuar vetëm nga ndalimi i tifozëve në stadiume, pa llogaritur mbylljen e muzeve dhe largimin e sponsorëve.
Sipas një studimi të KPMG, humbjet janë 4-fishuar në raport më sezonin 2019-2020, që ishin 500 milionë euro. Ndikimin më të madh ishte në Bundesligën gjermane, me 157 milionë euro humbje për 18 klubet.
Përsa i përket klubeve, Reali i Madridit dhe Barcelona, pësuan humbjet më të mëdha me respektivisht 35 milionë euro dhe 39 milionë euro nga mungesa e tifozëve.
Sezoni i ri që sapo ka nisur do tu sjellë klubeve një rikuperim të të ardhurave, pasi stadiumet janë të hapura me kapacitete të reduktuara, me përjashtim të Premier Ligës që lejon impiantet sportive të jenë të mbushura plot me tifozë. /abcnews.al