Nga Leontina Nika
Artistët festojnë 70 vite histori të Teatrit të Kukullave me një festë të thjeshtë simbolike. Mungesa e prezencës së fëmijëve dhe shfaqjeve e zbeh këtë përvjetor. Por për herë të parë krijohet një linjë muzeale me kukullat dhe kostumet mitike.
Florinda Mazreku, edhe pse në pension prej vitesh, teatri është për të ende shtëpia e dytë. Kliti Roshi e vë theksin te domosdoshmëria e rifillimit të jetës artistike.
Teatri i Kukullave është një formë teatri shumë e lashtë e cila u regjistrua për herë të parë në shekullin 5 para erës sonë në Greqinë e lashtë. Ndërsa fillesat në Shqipëri 7 dekada më parë.