Përpjekjet për vetëvrasje gjatë pandemisë kanë shënuar rritje te adoleshentët, sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore.
“Që nga fillimi i majit 2020, përpjekjet për vetëvrasje kryesisht te vajzat e moshës 12 dhe 17 vjeç kanë qenë në rritje,” thanë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në një deklaratë.
Gjatë verës së vitit 2020, nga fundi i korrikut deri në fund të gushtit, numri i vizitave të adoleshentëve në departamentet e urgjencës u rrit me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit 2019. Gjatë dimrit (nga fundi i shkurtit 2020 deri në fundi i marsit 2021) numri i vetvrasjeve arriti në 39% krahasuar me 2019.
Më konkretisht, gjatë muajve të dimrit përqindja e vetëvrasjeve u rrit në 50.6% te vajzat dhe 3, 7% në te djemtë. CDC thekson se vajzat janë më të prirura ndaj përpjekjeve për vetëvrasje.
Sipas studimit vajzat preken më shumë emocionalisht nga pandemia që do të thotë se ekziston “nevoja” për t’i “kushtuar më shumë vëmendje kësaj pjese të popullatës, nënvizuan ata./abcnews.al