Pandemia rritet numri i fëmijëve obezë/ Hyska: Shumica e prindërve thonë se fëmija i tyre është mbipeshë

schedule16:00 - 18 Maj, 2024

schedule 16:00 - 18 Maj, 2024

Pandemia e Covid ka përfunduar por pasojat vijojnë të ndjehen. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, izolimi bëri që të shtohet koha e qëndrimit të fëmijëve në rrjetet sociale duke i  shkëputur nga aktivitetet fizike në natyre. Edhe në Shqipëri, mjekët e Institutit të shëndetit public thonë se shumë prindër ankohen për mbipeshë të fëmijëve.

“Ky  dhjetë vjeçar i pëlqen aq shumë ekranet sa pothuajse të gjithë kohën e lirë na tregon se e kalon para telefonit apo televizorit. Sportet e tërheqin, por mundësitë për tu angazhuar i ka vetëm gjatë fundjavës.”

“Pandemia ka përfunduar,  por pasojat e saj vijojnë të ndjehen. Izolimi sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë  ku u përfshinë fëmijë në moshë shkollore në 17 shtete të Europës mes tyre dhe  Shqipëria  shtoi kohën e kaluar në mediat sociale, lojërat në kompjuter  dhe reduktoi ato në natyrë duke rritur  kështu numrin e fëmijëve mbipeshë.”

“Kemi një dyfishim të numrit të prindërve që mendojnë se fëmija i tyre është mbipeshë në raport me para pandemisë ose obez. Perceptimi i prindërve në nivel europian është për një katërfishim përgjatë pandemisë.  Për aktivitetin fizik mesatarja jonë kombëtare është me e ulët se ajo europiane  gati 1 në 5 fëmijë e ka ulur aktivitetin  fizik si gjatë javës dhe  gjatë fundjavës. Qendrimi para ekranit të kompjuterit ka rritje pasi ne kemi gati 1 në 5 fëmijë nga 1 në 3 që ishte para pandemisë.”

Megjithëse  shumë prindër  përpiqen  ti ndryshojnë këto raporte shpesh nuk kanë rezultat.

Por pandemia  regjistroi dhe një faktor pozitiv.   Gatimin e vakteve në shtëpi dhe konsumin e tyre së bashku.

“Ndoshta mbyllja dhe të qenit së bashku  të gjithë anëtarëve të familjes, referuar ndoshta dhe traditës tonë,  ka rritur më shumë gatimin e ushqimeve brenda familjes  konsumin e vakteve së bashku, një përmirësim  të konsumit të mëngjesit tek fëmijët, me 1 në 4 fëmijë  e ka rritur konsumin e mëngjesit ndërkohë që ne shifrat e mëparshme i kishim 60- 65 % e fëmijëve konsumonin mëngjes. Konsumi i rritur i frutave dhe perimeve ku Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut  zënë vendin e parë me një dyfishim  të numrit në raport me mesataren Europiane. Pasi trendi jonë i të dhënave shkon nga  18  deri në 25 % e fëmijëve kanë rritur konsumin e frutave dhe perimeve.”

Në  Europë konsumi i frutave dhe perimeve është i ulët ndërsa 1 në 3 fëmijë  është mbipeshë ose obezë. Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon për përmirësimin e modeleve të ushqyerjes dhe  shtimin e aktivitetit fizik  për fëmijët në rajon.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!