17 mijë qytetarë kanë mbetur të papunë gjatë periudhës së pandemisë. Guverntori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se gjatë muajve të fundit ka pasur një përkeqësim të situatës financiare si për familjet ashtu edhe për bizneset.
Sipas kreut të Bankës Qendrore risk i madh për ekonominë pritet nëse do të ketë një rikthim të një valë të dytë të Covid.
“Ekoniomia shqiptare 17 mijë vende pune të humbura gjatë pandemisë ndërsa norma e papunësisë u rrit në 11.4 %.Banka e Shqipërisë vlerëson se ecuria e ekonomisë do të varet nga zgjatja e pandemisë dhe reagimi i agjentëve të brendshëm dhe të huaj ndaj tyre”, është shprehur Sejko.
Guvernatori i bankës së Shqipërisë pranoi se nga garancia e dytë sovrane përfituesit janë më të paktë pasi kushtet janë më vështira për tu plotësuar, nga garancia prej 150 miliardë dollarë kanë përfituar vetëm 50 kredimarrës.
“Garancia e dytë sovrane ka nivel më të ulët, pasi nivelet e riskut janë më të larta dhe kjo garanci ka qenë në 60% ku 40 5 e merrnin bankat .Deri tani janë shpërndarë 9 milionë euro për 50 kredimarrës”, ka thënë gurvenatori
Rihapja e ekonomisë duket se ka ndikuar edhe në uljen e klientëve që kanë aplikuar për një shtyrje të afatit për shlyerjen e kësteve të kredive
“Në bazë të dhënave vlera e kësteve të shtyra 1.9 miliardë euro ose 23 mijë raste kjo është më e ulët se tremujori i parë që ishte 2 miliardë euro. Hapja e ekonomisë ka bërë që klientët të mos aplikojnë për shtyrje kredish”, ka thënë ndër të tjera gurvenatori Sejko.
Ekonomia shqiptare parashikohet që të ketë një tkurrje të fortë të rritjes gjatë vitit 2020 ndërsa Banka e Shqipërisë ka parashikime optimiste për ecurinë në vitin 2021./abcnews.al