Pandemia rrënon financat e bashkive, rriten detyrimet, ulen të ardhurat, sytë nga qeveria

schedule21:41 - 7 Shkurt, 2021

schedule 21:41 - 7 Shkurt, 2021

Nga Erblina Mile

Financat e bashkive janë në krizë për shkak të rënies së të ardhurave dhe rritjes së detyrimeve të prapambetura.

Kreu i Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali deklaron se sipas raportit të fundit rezulton se ka një rënie të ardhurave me 12% për shkak të pamundësisë së qytetarëve dhe bizneseve  për të paguar. Ndërsa janë rritur detyrimet e prapambetura  duke kapur shifrën e 8.7 mld lekëve.

Shqetësim  mbeten shpenzimet që bëjnë bashkitë. Nga vlerësimet e fundit të ministrisë së Financave rezulton se në 100 lekë vetëm 17.5 lekë përdoren për investime.

Lezha dhe Kurbini janë dy nga qytetet me gjendjen më të vështirë financiare. Ndërsa  për të përmirësuar situatën kërkohet që qeveria të rrisë fondet për bashkitë.

Parashikimet  mbeten pesimiste edhe për këtë vit për shkak të zgjedhjeve pasi  njësitë vendore neglizhojnë mbledhjen e të ardhurave.

TË ARDHURAT E BASHKIVE

2020     18.2 MLD LEKË

2019     20.6  MLD LEKË

RËNIA E TË ARDHURAVE SIPAS BASHKIVE

LEZHA         -61.3%

KURBIN       -46,6%

KAMËZ        -43,3%

VORË           -36,8%

KRUJË           -32,6%

KAVAJË         -32,2%

DURRËS         -29,2%

PEQIN             -23,5%

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!