Pandemia nuk “ndal” blerjet e apartamenteve në ndërtimet të reja

schedule14:36 - 13 Shkurt, 2021

schedule 14:36 - 13 Shkurt, 2021

Ndërtimet e reja në kryeqytet vijojnë të jenë të kërkuara nga shqiptarët pavarësisht krizës ekonomike të ardhur nga pandemia.

Ilda Zaloshnja, eksperte imobiliare shprehet se ka kërkesë të lartë për këto ndërtime sidomos për apartamentet 2+1.

“Numri i shitjeve në ndërtimet e reja nuk duket të ketë rënë. Nga takimet që bëjmë kuptojmë që në këto ndërtime shitjet po ecin me shpejtësi. Nuk është vënë re ndonjë ulje sa i përket çmimeve”, shprehet ajo.

Për shkak të rritjes së taksave për ndërtuesit çmimet e apartamenteve në ndërtimet e reja mbeten të larta duke arritur në 3500  apo 4 mijë euro për metër katror në qendër.

“Çmimet e larta janë për shkak të rritjes edhe  të taksave për ndërtuesit që sigurisht nga ana e tyre nuk duan të prekin fitimin e tyre dhe detyrimisht rrisin çmimet, ka një rritje prej 10-11% të taksave krahasuar me atë që ka qenë me parë dhe kjo sjell edhe rritjen e çmimeve të apartamenteve”, tha më tej Zaloshnja.

Vitin e kaluar  u vu re një tendencë për rritje të çmimit të banesave në periferi pasi shumë  qytetarë po preferojnë të jenë larg zhurmës dhe ndjehen më të sigurt për shkak të pandemisë në zona më pak të populluara.

Çmimet sipas zonave

Periferi                  700-1000 euro m2

Brenda Unazes    1500-2000 euro m2

Qendra                    3000 -3500 euro m2

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!