Pandemia në kopshte dhe çerdhe, Beqiri: Pse nuk i mbyllëm, rregullat që kemi ndjekur

schedule11:57 - 8 Mars, 2021

schedule 11:57 - 8 Mars, 2021

Drejtoresha e çerdheve dhe kopshteve në kryeqytet, Zhaneta Beqiri ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për situatën e pandemisë dhe masat e ndërmara. Pyetur nga moderatori Alban Musa se pse nuk u mbyllën çerdhet dhe kopshtet, Beqiri u shpreh se arsyeja kishte të bënte me faktin që fëmijët të mos e përjetonin stresin, frikën dhe ngarkesën emocionale të shkaktuar nga pandemia.

“Fëmijët shkëputen nga pjesa e ngarkesës sonë emocionale dhe përfshihen  tek harmonia dhe kjo ka qenë arsyeja që duke filluar nga 1 Qershori që u hapën çerdhet, kanë punuar me kapacitet të plotë. Ne menduam që ndoshta frika që përjetojmë do të kishte numër më të reduktuar fëmijësh krahasuar me vitet e tjera. Sot çerdhet e Tiranës punojnë me të njëjtat shifra si në vitet e tjera dhe kjo tregon se prindërit e kanë të nevojshme që fëmijët e tyre të mos bëhen pjesë e këtij viti të vështirë që po përjetojmë.”, u shpreh ajo.

Më tej, ajo dha më shumë detaje në lidhje me menaxhimin e situatës nëpër këto institucion. “Kur u rikthyem në qershor morën të gjitha masat në zbatim të protokollit që konsistonte në një bazë materiale të shumëfishuar në detergjentë, dezinfektantë, një procedurë strikte me dezinfektimin e momentit që vijnë fëmijët, të matjes së temperaturës etj dhe menduam që gjithçka e kishim nënë kontroll deri në momentin kur patëm infektim të stafit tek çerdhja 16 në Bllok.

Duke qenë se korrespondoi me verën ajo që bëmë ishte një shtesë e ndjeshme në dy momentet e burimeve njerëzore. E para është momenti që të ketë sa më shumë staf profesionist dhe çerdhet e kopshtit kanë një staf të mirëplotësuar me 41 punonjës social, psikologe dhe dy mjekë, një stomatolog dhe një reaminator të cilët janë profesionistë dhe e kuptojmë më së miri këto lloj situate.

Japin këshilla për prindërit që janë pjesë e çerdheve dhe nga ana tjetër kuptojnë ështirësitë e fëmijëve në këtë periudhë. Gjithashtu është bërë kujdes tek pjesa e posterave të ndryshëm sepse ne e dimë shumë mirë sa me dëshirë e kanë larjen e duarve dhe dushet ti edukojmë më mënyrën e duhur.”, u shpreh më tej Beqiri. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!