Pandemia në 2020, ende të papunë mbi 15 mijë persona

schedule15:16 - 15 Prill, 2021

schedule 15:16 - 15 Prill, 2021

Nga Erblina Mile

Mbi 50 mijë qytetarë humbën vendin e punës gjatë 2020 për shkak të vendosjes së karantinës një masë kjo për të parandaluar infektimin në masë të qytetarëve.

Banka e Shqipërisë  në raportin vjetor thekson se pavarësisht rikthimin në normalitet dhe rinisjes së akitivitetit në shumë subjekte ekonomike, ende vijojnë të mbeten të papunë 15 mijë 800 persona.

Aktivitetet ekonomike më të prekura nga rënia e punësimit ishin hotelet, bar-restorantet, agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë, si edhe industria përpunuese e nxjerrëse.

Lehtësimi i masave kufizuese në tremujorin e tretë dhe aktiviteti më dinamik i shërbimeve gjatë sezonit veror, nxiti rikthimin e personave inaktivë në tregun e punës, gjë që rriti punësimin me 34,224 individë.

Megjithatë, sipas Bankës Qendrore numri i të punësuarve në ekonomi mbetet më i ulët se një vit më parë, dhe rikuperimi i vendeve të punës nuk rezultoi i plotë. Kompanitë e mëdha dhe ato të mesme kanë pësuar edhe goditjen më të madhe të të numrit të punësuarve.

Sipas madhësisë së ndërmarrjeve,rënia e punësimit vlerësohet e shpërndarë përkatësisht, 39.6% në ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar, 39.5% në ndërmarrjet me 1-9 të punësuar dhe 21.0% në ndërmarrjet e vogla .Për shkak të papunësisë  në vend nuk pati rritje pagash sidomos në sektorin privat. /abcnews.al