Pandemia ndryshon orarin e meshës për Pashkët për të dytin vit radhazi, besimtarët me maska

schedule18:34 - 3 Prill, 2021

schedule 18:34 - 3 Prill, 2021

Ringjallja e Krishtit në këtë kohë pandemie është kremtuar për të dytin vit sipas orës policore dhe jo në mesnatë sikurse e do tradita.

Në kishën e Shën Palit në Tiranë mesha nisi në orën 17:00 për shkak të masave kufizuese anti-covid. Besimtarët kanë mbushur ambientet e kishës, të pajisur me maska.

Kryepeshkovi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo u shpreh se besimi jep shpresë e kurajë, për të përballuar çdo sfidë dhe situata të vështira.

Duke u ndalur edhe personat e infektuar me koronavirus, Imzot Frendo kërkon mos të lejojmë që virusi të kufizojë jetën tonë, pasi jeta jonë nuk është nën drejtimin e virusit, por nën drejtimin e Krishtit./mv.abcnews.al