Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar përsëri buxhetin e shtetit.Vendimi i marë në mbledhjen e qeverisë parashikon rritje të ndjeshme të borxhit publik.
Sipas të dhënave të publikuara në Aktin Normativ rezulton se borxhi është rritur me reth 14.9 miliard lekë ose rreth 118 mln euro . Ndërkohë që ka pasur një kalim të fondeve revezervë të buxhetit prej 16.2 mliliard lekësh për situatën emergjente të COVID-19.Edhe shpenzimet e qeverisë janë ulur me rreth 5 miliard lekë.
Peshë në uljen e shpenzimeve ka sidomos përgjysmimi i pagave të qeverisë dhe deputetëve të parlamentit por edhe të pozicioneve drejtuese të administratës.
Gjatë muajit mars të ardhurat në buxhetin e shtetit pësuan një ulje të konsiderueshme pasi pjesa më e madhe e ekonomisë është e paralizuar tashmë prej më shumë se një muaji.
Rënia e të ardhurave ka ardhur kryesisht nga tatimet dhe doganat, ndërsa në total rezulton që buxheti i shtetit ka arkëtuar 4.2 mld lekë më pak gjatë muajit mars. Por situata mund të përkeqësohet edhe më shumë gjatë muajit prill.
Gjatë kësaj periudhe të gjitha bizneset nuk kanë operuar dhe si rregull të ardhurat do të jenë edhe më të pakta . Ndërkohë, që parashikimet për rritjen ekonomike mbeten shumë pesimiste për këtë vit.
Sipas projeksioneve të FMN-së ekonomia e Shqipërisë do të tkurret 5% gjatë 2020.

