“Pandemia na ndali, por u hodhëm në aksion”, aktori i njohur flet për projektin më të ri

schedule20:30 - 22 Nëntor, 2020

schedule 20:30 - 22 Nëntor, 2020

Ka nisur puntata e dytë e emisionit më të ri në Abc “Gladiator”. Të ftuar këtë radhë janë aktorët Hamdi Rashiti, Kejdi Gishto, Molika Maxhuni dhe Kushtrim Qerimi. Ky i fundit, përpara nisjes së sfidave foli për projektin më të ri në të cilin është angazhuar “Te baxha”.

O sa mirë” është projekti ndër më të mëdhenjtë që ka qarkulluar në televizionet shqiptare. Tani kemi kaluar tek diçka tjetër, duke patur parasysh se pandemia na ndali me gërshërë dhe u ndal dhe teatri por e pamë situatën që nuk po kryhet shpejt dhe menduam me u hedhur në aksion.

Kemi filluar me serialin që e kemi quajtur “Te baxha”, është me episode të shkurtra 15 minutëshe, ka dy personazhe të cilët janë vëllezër dhe baxhanakë. Tani së fundmi, është liruar dhe teatri, i jemi rikthyer ngadalë projekteve.”, tha ai. /abcnews.al