Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pandemia mbylli 52% të bizneseve të vogla në Vlorë

schedule15:25 - 14 Mars, 2021

schedule 15:25 - 14 Mars, 2021

Ulja e qepenave për një kohë të gjatë shkaktoi pasoja të rënda tek biznesi i vogël në Vlorë. Gjatë një viti, në këtë qytet janë mbyllur 52% e bizneseve të vogla.

Kreu i dhomës së tregtisë Arben Breshani sqaron se ky sektor është më i rëndësishmi, edhe për shkak të numrit të të punësuarve.

“Përsa i përket shifrave të mbylljes ka vetëm sektori i bizneseve të vogla kurse sektori i turizmit nuk ka pasur mbyllje vetëm mbylljet e sezonit. Ka vetëm rënie sa i përket punësimit se aty është dhe numri më i lartë i të punësuarve”, ka thënë Breshani.

Zgjidhja sipas Beshanit është në dorën e qeverisë.

“Biznesi i vogël donte një paketë shumë më të fuqishme nga ana e qeverisë. edhe tani e donte një paketë mbështete nga ana e qeverisë”, ka thënë ai.

Breshani u ndal edhe tek sektori i turizmit duke e thënë se ishte një nga më të prekur gjatë një viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!