Nga Leonidha Musaj
Në vitin 2020 në Qarkun e Durrësit janë mbyllur rreth 1.200 biznese dhe kanë mbetur pa punë 35 mijë persona.
Në një intervistë të ABC kreu i Dhomës së Tregtisë në Durrës, Alban Steri thotë se në krizë janë dhe shumë biznese të tjera për pasojë qeveria duhet të mendojë për një paketë të re ndihmëse që të mbështesë drejtpërdrejt sipërmarrjen.
“Ka qënë një vit tej mase i vështirë. Dy paketat e para që dha qeveria kishin më shumë impakt social për punëtorët dhe jo për binzeset. Do ishte me vend që të jepej një paketë këtë vit me karakter ekonomik që nxit rritjen e punësimit, hapjen e bizneseve të reja apo duke ulur çmimin e energjisë apo karburantit”, shpjegon ai.
Po cilat janë sektorët që u goditën më shumë në Durrës dhe kanë nevojë të mbështeten gjatë 2021?
“Ka qënë sektori i turizmit, i transportit të udhëtarëve dhe i biznesit të vogël. 80% e bizneseve kanë ulur xhiron apo punojnë me humbje ose fitime minimale.
Në Qarkun e Durrësi i vetmi sektor që nuk u përball me humbje në 2020 ishte ndërtimi. Në këtë qytet të goditur nga tërmeti ka nisur ndërtimi i banesave të shembura”, shprehet ai. /abcnews.al