Nga Elidon Berberi
70% e bizneseve në zonën muzeale të Gjirokastrës kanë ulur qepenin gjatë vitit 2021. Pjesa më e madhe e subjekteve të mbyllura shisnin e produkte artizanale. Drejtoresha e tatimeve në Bashkinë Çiljeta Metaj sqaron se shkak është bërë mungesa e turistëve dhe emigrantëve nga mbyllja e vendit.
“Edhe pse ishte një vit disi më i lehtësuar se 2020 prapë ka efekte nga pandemia se ajo vazhdon. Kemi 166 subjekte të pezulluara dhe të mbyllura”.
Me baret dhe strukturat akomoduese në shtëpitë karakteristike ka ndodhur e kundërta. Janë hapur 130 të reja.
“Bizneset e reja janë përqendruar në zonën muzeale dhe në pjesë të tjera. Lokale të vogla apo struktura akomoduese me 3 deri 6 dhoma dhe fasoneri të vogla”.
Metaj thekson se nëse gjatë pranverës dhe verës masat kufizuese prej pandemisë lehtësohen, shumë nga bizneset e pezulluara mund të rihapen. /abcnews.al