Nga Erblina Mile
Tregu imobiliar vijon të përballet me vështirësi .Shitjet mbeten minimale nëse krahasohen me boomin e periudhës para pandemisë. Eksperti në tregun imobiliar Lefter Sila tregon se aktualisht shitjet janë të pakta dhe kërkohen më së shumti në zonat periferike. Qytetarët janë të detyruar që të blejnë më shtrenjtë një banesë të ndërtuar pas vitit 2015 për disa arsye.
Zona e qendrës mbetet më e shtrentja ndërsa çmimet kanë një diferencë të konsiderueshme nëse krahasojmë ndërtimet sipas viteve të ndërtimit .Blerja nëpërmjet huave bankare vijon që të mbetet mënyra kryesore për blerjen e banesave në Shqipëri.
Vështirësitë financiare për shkak të pandemisë po shtojnë ambjentet bosh të bizneseve.Në kryeqytet shumë biznese kërkojnë ambjente të vogla duke liruar ato të mëdhatë pai nuk po përballojnë dot qiratë.
Agjentët imobiliar nuk presin ulje të çmimeve në muajt në vijim pavarësisht ndërtimeve të shumta që po bëhen në kryeqytet.
ARSYET E RRITJES SË ÇMIMEVE PAS VITIT 2015
1.Pronarët e trojeve kanë rritur përqindjen e këmbimit
2.taksa e infrastrukturës nga 4% në 8% në çmimin e shitjes
3.3% e pallatit i jepet bashkisë për ndihmë sociale
4.Shtohet 1 % taksa e kostos së ndërtimit
5.U rrit kosto e ndërtimit për shkak të cilësisë dhe parkimeve nëntokësore
NDRYSHIMI NË ÇMIMET E APARTAMENTEVE
PERIFERI
500 euro m2 – 800 euro m2
UNAZA E VOGËL
1000 euro m2 – 1300 euro m2
QENDËR
1300 euro m2 – 1800 euro m2 – 2000 euro m2
BLLOKU
2500 euro m2 – 3000 euro m2 – 3300 euro m2
/mv.abcnews.al