Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pandemia, Italia u ndalon hyrjen udhëtarëve nga Bangladeshi

schedule22:54 - 28 Prill, 2021

schedule 22:54 - 28 Prill, 2021

Italia do t’u nalojë hyrjen në vend udhëtarëve që vijnë nga Bangladeshi. Lajmin e bëri të ditur ministria Italiane e Shëndetësisë në një deklaratë ditën e sotme. Siç thuhet në deklaratë, ndalimi i udhëtimit do të parandalojë që kushdo që ka qëndruar ose është në tranzicion përmes Bangladeshit në 14 ditët e fundit të hyjë në Itali.

Po ashtu, ministria njoftoi se për shkak të përkeqësimit të situatës së koronavirusit në Bangladesh dhe Indi, do të vendosen masa më të rrepta karantine për personat që jetojnë në Itali, megjithatë nuk sqaroi detaje.

Kujtojmë se India është bërë tashmë shtëpia e epidemisë më të rëndë të koronavirusit në botë dhe  dhe frika e përhapjes së saj në të gjithë rajonin ka shtyrë disa vende në Evropë të vendosin kufizime në udhëtim.



Të dielën, Ministria Italiane e Shëndetësisë njoftoi një ndalim të ngjashëm udhëtimi për udhëtarët që kthehen nga India. Të hënën, dy raste të variantit indian u zbuluan në Itali në një baba dhe një vajzë që u kthyen kohët e fundit nga India, tha Luca Zaia një guvernator rajonal. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!