Italia shtyn deri më 31 janar gjendjen e emergjencës: Mbajtja e maskave, e detyrueshme

schedule11:47 - 7 Tetor, 2020

schedule 11:47 - 7 Tetor, 2020

Parlamenti në Itali votoi me 253 vota “pro” dhe 3 “kundër” zgjatjen e gjendjes së emergjencës deri më 31 janar, 2021.  Opozita nuk votoi.

Po ashtu me miratimin e kësaj rezolute, në të gjithë territorin e vendit mbajtja e maskës në ambiente të jashtme bëhet e detyrueshme. Së shpejti pritet edhe një mbledhje e qeverisë.

Për ata që nuk mbajnë maska do të vendosen sanksionet administrative nga 400 deri në një mijë euro. Ndërsa rregullat hyjnë në fuqi duke nisur nga e enjtja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!