Pandemia “gropë” në buxhet, mungojnë 507.2 milion euro, Denaj: Borxhi rritet në 80 %

schedule14:42 - 17 Korrik, 2020

schedule 14:42 - 17 Korrik, 2020

Ndryshon për herë të tretë buxheti  shtetit. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar ndryshimet e aktit normativ me 15 vota pro dhe 4 kundër.

Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi se ky rishikim nuk do të jetë i fundit pasi impakti negativ në ekonomi pritet të vijoj edhe për disa muaj.

Denaj pranoi se të ardhurat kanë pësuar një rënie drastike  me rreth 507.2 milion euro të ndikuara nga pezullimi i aktivitetit ekonomik.

“Mbështetur në ecurinë e treguesve makrofiskale buxhetore kemi reflektuar reduktim të konsiderueshëm të të ardhurave i cili vjen në këtë akt normativ me masën e  -63.1 miliard lekë, si rezultat i tkurrjes së2 sektorëve kyç të ekonomisë”, shprehet ajo.

Ministrja e financave ka pranuar se niveli i borxhit publik është rritur ndjeshëm duke shkuar në 80 %.

“Njëkohësisht rrjedhojë e këtyre ndryshimeve është edhe rritja e borxhit publik total në nivelin rreth 80% të produktit të brendshëm bruto nga rreth 65 % që ishte në buxhetin fillestar”, shprehet ajo.

Impakti negativ i pandemisë dhe tërmetit sipas ministres së financave aktualisht parashikon që recensioni në ekonomi të arrijë nga  -4.3 % në -5.8 %.