Pandemia e radhës që kërcënon Britaninë është uria

schedule14:57 - 29 Qershor, 2020

schedule 14:57 - 29 Qershor, 2020

John Harris, The Guardian

Mbi tre muaj raportim në lidhje me shpërthimin e Covid-19 dhe krizën sociale që ka shkakuar, ka diçka që duhet diskutuar patjetër dhe që është shumë e rëndësishme: ushqimi ose  më saktë, numri në rritje i njerëzve që vuajnë nga uria.

Ndërsa recesioni më i lartë ekonomik pritet të shpërthejë në vjeshtë, kompanitë ushqimore ose të ashtuquajtura banka ushqimore kanë raportuar  një rritje të kërkesës, në disa vende, me rreth 300%. Kur futbollisti Marcus Rashford mori përsipër dhe i bëri apel qeverisë për sigurimin e ushqimit falas në shkolla gjatë pushimeve të verës, ai po përpiqej të ndërgjegjësonte edhe të tjerët me këtë veprim, raporton abcnews.al

Qeveria ka deklaruar se vendi po kthehet disi në normalitet dhe se populli duhet ta ketë të qartë është çfarë vjen pas kësaj.

Pavarësisht premtimit të Boris Johnson, vendi do të goditet nga një krizë sociale.

Në fillim të prillit fola me Robin Burgess , i cili drejton Qendrën e Shpresës Northampton, e cila siguron ushqim për  qindra njerëz në javë. Gjatë kohës së pandemisë qendra u përball me rënie të donacioneve publike dhe nuk ishte i sigurt nëse furnizimet do të zgjasnin më shumë se një dy javë.

Falë një skeme të re qeveritare të quajtur Grant Charities Grant , kompania e sigurimit të ushqimit Burgess së shpejti do të marrë 46,000 mijë paund, nën kushte të reja duke lënë stafin dhe kostot e transportit të paprekura. Sipas kushteve të skemës, ushqimi i blerë me këto para duhet të jetë i shpërndarë plotësisht për njerëzit në nevojë deri më 9 gusht, dhe deri më tani nuk ka asnjë detaj se çfarë do të ndodhë pas kësaj. “Unë mendoj se do të ketë një krizë të madhe në bankat e ushqimit. “Ne duhet të kemi para të mjaftueshme, sepse do të ketë një rritje të madhe të kërkesës për ushqim.”

Ndërsa pandemia ka fituar terren, një vëmendje e madhe i është kushtuar miliona njerëzve në Britani të cilët nuk kanë asnjë përfitim nga shteti, raporton abcnews.al

Një bankë ushqimore e drejtuar nga Shoqata e Komunitetit Bonny Doëns në Londër, dikur ka  ndihmuar 15 ose 20 familje në javë, një shifër që tani është rritur në rreth 140, dhe që përfshin një faturë prej 1.000 paund në javë. Angie Allgood, një punonjëse sociale që ishte një nga themelueset e shoqatës, llogariti se 80% e këtyre njerëzve hyjnë në kategorinë NRPF.

Unë gjithashtu fola me Maruf dhe Tasnova, një çift vullnetar në bankën e ushqimeve. Ata nuk janë në gjendje të  punojnë, gjithashtu nuk marin as përfitime nga shteti dhe jetojnë me djalin e tyre gjashtë vjeç dhe vajzën tre muajshe në një dhomë të vetme. Ata nuk vuajnë vetëm nga mungesa e ushqimit por përjetojnë ankth nga fakti që nuk mund të sigurojnë dot as nevojat më jetësore, raporton abcnews.al

Racizmi strukturor është gjithnjë e më pranë nesh. Mizoritë mesa duket ndodhin qëllimisht tek të njëjtët njerëz me ngjyrë që janë prekur në mënyrë disproporcionale nga virusi.

Kryeministri, ndërkohë, vazhdon të sillet sikur të jetë në një opereta të  Gilbert dhe Sullivan, duke deklaruar se vendi po i rikthehet normalitetit, duke hapur pubet dhe restorantet.

Por gjithçka duhet të fillojë me një parim thelbësor: Nuk ka asnjë sfidë më të fortë sesa uria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!