Pandemia e koronavirusit shtyn karnavalet në Sao Paulo

schedule21:41 - 24 Korrik, 2020

schedule 21:41 - 24 Korrik, 2020

Karnavalet në São Paulo janë shtyrë për në maj apo qershor të vitit tjetër për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i vendit Bruno Covas gjatë një konference për mediat të premten.

Vendimi përfshin si paradën e shkollave të sambas ashtu edhe blloqet e rrugës që vitin e shkuar tërhoqën 15 milion persona në tre javë.

“Po vijojmë të flasim me shkollat e sambas, blloqet dhe qytetet e tjera për të vendosur një datë të re. Me shumë mundësi do të jetë diku mes majit dhe fillimit të qershorit,” tha Covas.

Kryebashkiaku njoftoi gjithashtu se dy ngjarje të tjera në qytet u anuluan për shkak të pandemisë koronavirus.

Marshi për Jezusin, një event fetar që mbledh besimtarët e të gjitha kishave të krishtera braziliane, u shty fillimisht nga qershori në 2 nëntor dhe tani është anuluar. Vitin e kaluar, ky event  tërhoqi 3 milion njerëz, sipas Covas. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!